Maqedoni

Filloi zgjerimi i bulevarit “Hristijan Todorovski Karposh”

25.04.2016 15:44

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, filluan me realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”...

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, filluan me realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës “Hristijan Todorovski Karposh” edhe atë prej te udhëkryqi “H.T Karposh” me “Xhon Kenedi” (Vero) deri te rr. “Rokomia”.

Me këtë zgjerim parashikohet që e njejta rrugë të kete katër korsi si dhe trotoar dhe shtigje për biçikleta.

Rikonstruimi do kap një gjatësi prej afër 700 metra. I gjithë projekti do të kushtojë 43 milion denarë.

Afati i realizimit të punëve është një vit.