Maqedoni

Subvencionet për bujqit, Nikollovski: keqpërdoren për shantazh ndaj bujqve

25.04.2016 16:09

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski...

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot e akuzoi Agjencinë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë me seli në Manastir për, siç tha, punën kundërligjore.
 
Këshilltarët e Agjencisë, deklaroi Nikollovski, kanë dalë në terren sipas direktivës partiake dhe kanë grumbulluar të dhëna nga bujqit për gjendjen e tyre pronësore.
 
Këto të dhëna, shtoi, pastaj keqpërdoren për kërcënime dhe shantazhe të bujqve. Nikollovski apelon që bujqit të mos u nënshtrohen, siç tha, presioneve të këtilla.
 
"Drejtori i Agjencisë ka dhënë instruksione me shkrim deri te këshilltarët, jashtë ligjit, të dalin në terren dhe të fillojnë të grumbullojnë të dhëna nga bujqit për gjendjen e përgjithshme të tyre pronësore, duke filluar nga kontaktet personale, numrat e telefonit, çka punojnë, çka prodhojnë, se cilat janë planet e tyre. Me urdhër të drejtorit, këshilltarët i grumbullojnë edhe të gjitha të dhënat për prodhuesit bujqësorë, të lidhura me aplikimet për subvencione bujqësore dhe programe të tjera të qeverisë si dhe për tokë bujqësore me qira. Subvencionet janë masë shtetërore e jo partiake dhe këto të holla bujqve u janë siguruar me ligj."- deklaroi zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.