Ekonomi
Oda Ekonomike: ricikloni aparaturat e vjetra elektronike
25.04.2016 16:17
Asociacioni i lëndëve të para sekondare dhe ricikluese pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë u apelon qytetarëve që mbeturinat elektronike...

Asociacioni i lëndëve të para sekondare dhe ricikluese pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë u apelon qytetarëve që mbeturinat elektronike t’i dërgojnë falas në qendrat e grumbullimit në komunën e tyre, ose t’i kthejnë në dyqanet gjatë blerjes së ndonjë produkti të ri.
“Mos i shisni aparaturat e vjetra tek njerëzit që ua blejnë ato për 100 denarë!”, apelojnë nga Oda Ekonomike.
"Përgjegjësi më të madhe lidhur me mbeturinat elektrike dhe elektronike kanë prodhuesit, por obligimi nuk është më i vogël edhe i tregtarëve si dhe konsumatorëve. Tani për tani, marrëveshje për dorëzim të mbeturinave me grumbulluesit kolektivë kanë firmosur mbi gjysma e prodhuesve të regjistruar në vend, prej të cilëve shumica firma të mëdha. Tek firmat më të vogla ende ka rezistencë, më së shumti për shkak të çmimit që duhet të paguhet."- deklaroi Fana Hristovska nga Asociacioni i lëndëve të para sekondare dhe ricikluese-OEM.
Hristovska konsideron se qytetarët, përveç që zakonisht e japin mbeturinën elektronike tek personat që "blejnë gjëra të vjetra", shumë shpesh ato i vendosin edhe për deponimin e tyre nëpër bodrume, edhe pse nuk e shfrytëzojnë.
Në pajtueshmëri me standardet evropiane, në vitin 2016, mbeturinat elektrike dhe elektronike duhet të jetë 0,5 kilogramë për një banor, ndërsa deri në vitin 2020 të arrijë katër kilogramë për një banor.
Momentalisht në vend funksionojnë katër subjekte për grumbullim kolektiv dhe trajtim të mbeturinave elektronike dhe elektrike, por kompani për riciklim ende nuk ka.
GAZMEND REXHEPI
