Maqedoni
ShGM: Të lirohet urgjentisht gazetari Bozhinovski
25.04.2016 16:25
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga autoritetet gjyqësore që të shfajësohet dhe të lirohet menjëherë gazetari, Zoran Bozhinovski...

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga autoritetet gjyqësore që të shfajësohet dhe të lirohet menjëherë gazetari, Zoran Bozhinovski, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Shkup.
Përmes një komunikate nga ShGM thonë se Bozhinovski është i fajësuar në mënyrë të padrejtë, dhe, sipas tyre, ky veprim do të jetë shembull klasik për të arritur efektin e frikës, disiplinës dhe vetëcensurës në mesin e gazetarëve, si dhe dekurajon gazetarët investigativë të cilët janë duke hetuar lidhje të biznesit, politikës dhe krimit.
Sipas ShGM-së, kjo është një akuzë e montuar politikisht dhe si e tillë është e papranueshme.
Zoran Bozhinovski u arrestua në Novi Sad, si i dyshuar për rastin “Spiun”, nën akuzën për konspiracion kriminal, spiunazh dhe shantazh.
