Botë

PD në krah të Berishës, “vetëpërjashtohet” nga Kuvendi 10 ditë

25.04.2016 16:29

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar, Partia Demokratike është solidarizuar me të...

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar, Partia Demokratike është solidarizuar me të, duke vendosur që deputetët demokratë të mos marrin pjesë në komisionet kuvendore.
 
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se vendimi u mor në shenjë hakmarrjeje, pasi Berisha zbuloi skandalin me Emiljano Shullazin.
 
Ai tha se i gjithë shteti është në funksion të Shullazit dhe kriminelëve të tjerë.
 
Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas këtij vendit, duke u shprehur se Partia Demokratike dëshmoi se është pro armatimit të popullit dhe kundër reformës në drejtësi.
 
Përjashtimi i Berishës u vendos ditën e premte, një ditë pasi ai bëri thirrje publike për armatosjen e popullsisë, me qëllim që të mbrohen,sipas tij, nga banda qeveritare.
 
LULJETA NDOKA