Maqedoni

Idomeni, migrantët kërkojnë rrugë të reja drejt Evropës

25.04.2016 16:53

Refugjatët nga kampi në Idomeni sërish kanë kërkuar rrugë të reja për të vazhduar rrugën drejt Evropës Veriore ose asaj Qendrore për shkak të mbylljes së kufirit midis Greqisë dhe Maqedonisë...

Disa prej refugjatëve kanë pasur sukses që t’a kalojnë kufirin, por nuk kanë arritur shumë larg kampit, ndërsa policia shumher ka qenë e detyruar t’i largojë migrantët, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
 
Autoritetet greke ditëve të kaluara janë përballur vazhdimisht me dukuri të këtilla, por migrantët kanë tentuar të ngjiten në kamion dhe nëpërmjet këtij porti të vazhdojnë rrugën drejt BE-së.
 
Tentime nga kampi Idomeni janë vërejtur edhe ditëve të kaluara, ndërsa kjo dukuri është paraqitur pas ndërprerjes së rutës për ndërprerje ballkanike të migrantëve.
 
Ditëve të kaluara janë arrestuar dhjetëra migrantë ilegalë në territorin e Maqedonisë, të cilët kryesisht vijnë nga Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Siria, të cilët, të ndihmuar nga shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar të transitojnë drejt BE-së.
 
Por, pas arrestimeve, disa shtetas të Maqedonisë kanë përfunduar në pranga, ndërsa dhjetëra migrantë në qendrat e azilit në vend. 
 
GYLTENE SINANI