SKANDALE
Arrestohet “zonja e bardhë” e Berluskonit
14.03.2014 09:11
Ish-modelja do të përballet me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, akuzë që mund t’i kushtojë disa vite burgim......

Ish-modelja, Federica Gigliardi, e njohur ndryshe edhe si “Dama e Bardhë” u arrestua nga policia italiane në aeroportin e Fiumicino-s nën akuzën e trafikut të drogës.
Gigliardi u kap me 24 kilogram kokainë. Emri i saj nisi të lakohej më shumë nëpër media pas samitit të G8 në Toronto, kur atëherë ishte pjesë e delegacionit italian të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Ish-modelja do të përballet me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, akuzë që mund t’i kushtojë disa vite burgim.
