Maqedoni
Matkë, zbulohet një shpellë e re nënujore
25.04.2016 17:43
Zhytësit e Klubit “Akuatek” zbuluan një shpellë të re nënujore në liqenin e Matkës...

Gjatë aktiviteteve të rregullta në liqen dhe shpellën “Vrella”, zhytësit vendorë kanë vërejtur hyrjen e një shpelle të re nënujore.
Hyrja nuk vërehet lehtë, sepse është shumë e fshehur në pjesën e rrethuar me shkëmbinj dhe është shumë e vështirë për eksplorim, pasi hyrja është shumë e ngushtë.
Shpellat nënujore paraqesin pasuri natyrore dhe tërheqin vizitorë të vendit po ashtu edhe të huaj, dhe janë shumë të rëndësishme për shkencëtarët dhe hulumtuesit.
