Rasti “Afera”, Çaushi sërish para trupit gjykues
Zahir Beqiri-Çaushi, i akuzuar në rastin “Afera”, doli sërish sot para trupit gjykues...

Në seancë ka dëshmuar Sasho Jovanovski, shef për krim financiar në Byronë për siguri publike, sipas të cilit, në kompjuterët e konfiskuar gjatë arrestimit të Çaushit ka pasur materiale të cilat përputhen me 105 letërnjoftimet e gjetura.
Prokuroria thotë se në shtëpinë e Çaushit ka pasur punëtori me të gjitha aparaturat e nevojshme për përpunimin e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë presa, prerëse, emblema, por edhe autorizime fallco nga noterë të ndryshëm.
Sipas prokurorisë, janë keqpërdorur identitetet e 54 personave që janë pjesë e aferës me 105 letërnjoftimet e falsifikuara. Çaushi dhe vëllai i tij, gjithashtu i arrestuar, i kanë hedhur poshtë akuzat.
