Maqedoni

Vazhdojnë protestat në Shkup

25.04.2016 17:56

Rikthehen sërish protestat në Maqedoni, në shenjë revolti dhe kundërshtimi ndaj vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, për të falur politikanët që janë nën hetime...

Tubimi, i cili nisi në orën 18:00, ka hyrë në javën e tretë të tij. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e atij vendimi për falje të Ivanovit, edhe shtyrjen e zgjedhjeve që janë caktuar për 5 qershor, sepse, sipas tyre, nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Protestat pritet të mbahen edhe në qytetet tjera të vendit.