KIM KARDASHIAN

Kim shpenzon miliona dollarë në muaj

14.03.2014 09:16

Kim Kardashian brenda një muaji harxhon deri në 1 milion dollarë....

Sipas revistës “Life Style”, ylli i njohur Kim Kardashian ka problem me kursimin e parave. Kim Kardashian brenda një muaji harxhon deri në 1 milion dollarë. Një shumë e konsiderueshme parash, por jo edhe për Kimin, kur dihet se çfarë obligimesh ka ajo.

Në kohën e fundit ajo një shumë të madhe të parave e ka harxhuar edhe në renovimin e shtëpisë në të cilën do të banoj edhe i fejuari i saj Kanye West me vajzën Nort dhe kësaj mund ti shtohet edhe pasioni për blerjen e rrobave nga projektuesi i saj.

Kur janë në pyetje dhuratat ajo kurrë nuk është kursyer. Të fejuarit të saj i ka blerë një orë të shtrenjtë 100.000 dollarësh. Kim arrin që vetëm brenda një jave të shpenzojë 30.000 dollarë vetëm për rrobat e saja.

Që nga lidhja me Kanye West, sikur vrapon pas shpenzimeve, sidomos tash pas planifikimit të kurorëzimit, ato janë rritur aq shumë sa që as vete nuk e din se çfarë është duke ndodhur, por si duket nuk e ka problem fare paranë