Botë

Bruksel, rihapet metroja një muaj pas sulmeve terroriste

25.04.2016 18:23

Stacioni i metrosë së Maelbeek në Bruksel është rihapur një muaj pas sulmeve terroriste, që u morën jetën 32 personave...

Në këtë stacion, në momentin kur fluksi i pasagjerëve ishte i lartë, një prej kamikazëve aktivizoi një bombë, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Rihapja e stacionit është bërë në masa mjaft të rrepta sigurie, teksa për të ruajtur rendin janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.

Në muret e stacionit janë vendosur gjithashtu vende të posaçme ku qytetarët mund të shprehin solidaritetin e tyre përmes letrave dhe shënimeve të ndryshme.

Autoritetet kanë komunikuar se masat e sigurisë do të jenë të pranishme deri sa situata t’i rikthehet normalitetit.