Botë

E gjithë Bosnja përfshihet nga reshje dëbore

25.04.2016 19:51

Megjithëse pjesa më e madhe e pemëve kanë krijuar frutat e tyre, pjesa më e madhe e Bosnjë Hercegovinës u përfshi nga reshjet e dëborës këtë të hënë...

Thuajse i gjithë territori i vendit u përfshi nga reshje, ndërsa ato pushuan vetëm gjatë orëve të darkës.
 
Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme deri në 10 gradë Celsius. Kryeqyteti i vendit, Sarajeva, prej sot në mëngjes është përfshirë nga reshjet e dëborës./Ora News