Delegacioni i APKE-së për vizitë parazgjedhore në Maqedoni

26.04.2016 09:13

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Stefan Shenah (socialist nga Austria) sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni në mision parazgjedhor...

Qëllimi i vizitës është që të bëhet vlerësimi i fushatës parazgjedhore dhe klimës politike për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të caktura për më 5 qershor.

Sipas njoftimit nga APKE-ja, delegacioni ku përveç Shenah përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë: Frank J.Jensen nga Norvegjia (Partitë Popullore), Erik - Niels Kros (Estoni- Liberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, E majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji, Grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë Popullore) do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Siç citohet, delegacioni i APKE-së ka parashikuar edhe takime me përfaqësues të partive politike që që marrin pjesë në zgjedhje, kryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së, Prokurorin Publik, si dhe me anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të orgnizatave ndërkombëtare, shoqërive civile dhe mediave. (mia.mk)