MUSTAFI

Mustafi: Rikthehem së shpejti në Bundesligë

14.03.2014 09:21

Mustafi gjatë një interviste deklaroi se do të kishte qëndruar me shumë dëshirë te skuadra e Hamburgut, por atje nuk u ndje i dëshiruar, pavarësisht se klubi gjerman i kishte ofruar edhe rinovimin e kontratës........

Futbollisti me prejardhje nga Gostivari që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së njohur italiane të Sampdorias, Shkodran Mustafi gjatë një interviste deklaroi se do të kishte qëndruar me shumë dëshirë te skuadra e Hamburgut, por atje nuk u ndje i dëshiruar, pavarësisht se klubi gjerman i kishte ofruar edhe rinovimin e kontratës, por oferta nuk i kishte pëlqyer.

Gjithsesi mbrojtësi 21-vejçar shtoi se objektivi për të ardhmen e tij është pikërisht Bundesliga.