Info dita e MEDIA Desk e Maqedonisë
26.04.2016 09:29
Në kuadër të Festivalit të filmit të Shkupit, sot në kinemanë "Frosina" do të mbahet Info dita e MEDIA Desk e Maqedonisë....

Do të prezantohen edhe thirrjet në kuadër të nënprogramit MEDIA, si dhe afatet për aplikim.
Republika e Maqedonisë në mënyrë zyrtare u qas në nënprogramin MEDIA të Evropës kreative në korrik 2015, ndërsa zyra për MEDIA filloi me punë pranë Agjencisë për film i Republikës së Maqedonisë në muajin prill të këtij viti.
Qëllimi i Zyrës për nënprogramin MEDIA është t'i informojë dhe tu japë mbështetje punonjësve të filmit dhe palëve të tjera të interesuara gjatë përgatitjes së aplikimeve të tyre për konkurse, të publikuara nga ana e këtij nënprogrami. (mia.mk)
