Potenciali lokal i Pellagonisë në Panairin e turizmit dhe ekspansionit të bizneseve të vogla

26.04.2016 09:45

Qëllimi i panairit është të afrohet potenciali lokal nga Pellagonia para publikut të gjerë...

Ushqim organik dhe mëlmesa, ushqime të shkëlqyera delikatese, stoli artizanale, kapacitete të reja turistik me çmime më të volitshme, veshje ekskluzive, do të ekspozohen në Panairin rajonal për turizëm dhe ekspansionin e bizneseve të vogla, i cili do të hapet sot në Qendrën për dizajn dhe inovacione "Dhoma publike", i cili këtë herë e përfaqëson Pellagoninë si motor të ri ekonomik në Maqedoni.

Qëllimi i panairit është të afrohet potenciali lokal nga Pellagonia para publikut të gjerë.

Ajo që në veçanti do ta bëjë për vete publikun urban në Shkup janë: belushka e Prespës dhe krapi, llokumi i Krushevës, mjalti i Pelisterit, reçele dhe marmelata prej prodhuesve të rinj lokalë, salca pikante, stoli dhe punime artizanale.

Vizitorët do të mund të marrin pjesë në degustime të ushqimit, si dhe në punëtori për punimin e qëndisjeve, stolive dhe ngjyrosjen e vezëve. Gjithashtu, në panair do të prezentohet edhe "Mariovo off road", ofertë për aventuristë si pjesë e ofertës sportive-rekreative në Pellagoni.

Panairin, i cili do të përfundojë nesër, e organizojnë grupet aksionare lokale Pellagoni dhe Agrolider, me mbështetjen e Projektit të USAID-it, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës. Hyrja në panair është falas. (mia.mk)