Në 15 aksidente dje në Shkup, 15 të lënduar

26.04.2016 09:53

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 15 aksidente, prej të cilave pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe nëntë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar 14 persona...

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një person.

Siç informoi inspektori kryesor Sasho Damjanovski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara tek pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Njëmbdhjetë shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, një shofer ka drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni. Tre shoferë nuk e kanë respektuar rregullin për përparësi të kalimit të automjeteve në zonën e udhëkryqeve, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik, nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Janë hasur edhe 37 automjete që kanë parkuar në mënyrë jo adekuate.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 42 automjete. (mia.mk)