19-të persona e humbën jetën në një sulm të kryengritësve në Alepo
Të paktën 19 civilë e humbën jetën, ndërsa 120 janë plagosur dje në sulme kryengritëse mbi kuartet, nën kontrollin e regjimit sirian në qytetin Alepo, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut...

"Granatat, e gjuajtura nga kryengritësit mbi kuartet, nën kontrollin e regjimit, kanë vrarë 19 persona, në mesin e së cilëve tre fëmijë, ndërsa janë plagosur 120 persona", deklaroi Rami Abdel Rahman, drejtor i Qendrës.
Mediat shtetërore siriane njoftuan për 16 të vdekur dhe 86 të plagosur, ndërsa sipas tyre sulmet janë kryer nga Fronti al Nusra, degë e Al Kaedës dhe aleatët e tyre.
Të paktën katër persona, duke e përfshirë edhe një fëmijë e kanë humbur jetën në një sulm në pjesën veriore të Alepos të kryer nga forcat e regjimit të presidentit, Bashar al Asad, shtoi Qendra. (mia.mk)
