Konfiskohen nëntë kilogramë marihuanë

26.04.2016 11:56

Ekipet mobile të doganës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) penguan tentimin për kontrabandë rreth nëntë kilogramë marihuanë...

Siç kumtoi Drejtoria Doganore, mbrëmë vonë, rreth orës një pas mesnate, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për dalje nga vendi është paraqitur shtetasi i Maqedonisë-shofer i automjetit HUNDAI Santa FE me targa të Maqedonisë. Në pajtim me paralajmërimin e mëparshëm nga MPB-ja, është kryer kontroll i hollësishëm i automjetit me ndihmën e qenit doganor, ku në të dy anët e automjetit janë zbuluar pjesë speciale si bunker ku janë gjetur 10 pako të mbështjella me ngjitëse dhe celofan. Në pakot janë zbuluar materie të panjohur barishteje të gjelbër për të cilën pas ekspertizës është konfirmuar se është marihuanë me një masë të përgjithshme prej 8.239 kilogramë.

Lënda e plotë dhe personi janë dorëzuar në MPB ku do të ngrihet kallëzim penal për dyshimin për vepër të kryer penale "Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekusore". (mia.mk)