Paris, publikohen pamjet ekskluzive të terroristit

26.04.2016 12:21

Për herë të parë në Francë janë publikuar pamje tronditëse të 31 vjeçarit, Brahim Abdeslam, që e hedh veten në erë në një restorant të Parisit...

Janë pamjet e natës kur një celulë e ISIS-it kreu masakër në kryeqytetin francez, duke lënë të vdekur 130 persona.

Abdeslam, me pasaportë franceze, shihet teksa hyn në restorant në orën 21:40 në një të premte mbrëma.

Me fytyrë të nxirë dhe nervoz, ai shëtitet para derës së restorantit pasi zbret nga një makinë. Terroristi ecën drejt një tavoline të zbrazët, para se ta ulë kokën, ta mbulon fytyrën me dorën e tij të majtë dhe ta shpërthejë jelekun e tij vetëvrasës.

Në pamjet mund të shihet se si trupi i Abdeslamit ndahet në dysh. Ai vdes menjëherë dhe, për fat të mirë, të gjithë klientët tjerë të restorantit kanë shpëtuar me lëndime të vogla.Pamjet u transmetuan në kanalin televiziv francez M6 në emisionin “Zone Interdite”.