Armeni, shpërthen autobusi, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur
Një autobus ka shpërthyer në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, duke lënë dy persona të vdekur dhe shtatë të plagosur...

Shoferi i autobusit është pista kryesore e hetuesve, pasi ai i ka mbijetuar sulmit. Por, autoritetet hedhin poshtë idenë e ndonjë problemi në autobus.
“Duket qartë se shpërthimi nuk ka ardhur nga defekti në karburatorin e autobusit. Shpërthimi ka lënë pas një krater dhe kjo na jep indikacione se ka ardhur si pasojë e një shpërthimi të menduar.”- deklaroi ministri i Brendshëm i Armenisë, Vladimir Gasparyan.
Gjithsesi, autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit, por deri tani askush nuk ka marrë përsipër ndonjë sulm.
Frika për një sulm të mundshëm terrorist është rritur pas tensioneve në rritje në kufirin me Azerbajxhanin. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
