Maqedoni
Sëmundjet kardiovaskulare, FSSh: Rreziku fatal mund të shmanget
26.04.2016 15:05
Kontrollet preventive te mjeku amë po japin rezultate konkrete, bëjnë të ditur nga FSSh...

Sipas Fondit, gjatë këtyre kontrolleve te 172 meshkuj dhe një grua është konstatuar rrezik i lartë për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare në 10 vitet e ardhshme.
“Nga 40 mijë të siguruar që kanë realizuar kontrolle për sëmundjen kardiovaskulare, me rrezik të ulët për t’u prekur nga sëmundja kardiovaskulare janë konstatuar 19 mijë femra dhe 5.700 meshkuj, me rrezik mesatar janë konstatuar 5 mijë femra dhe 10 mijë meshkuj, ndërsa me rrezik fatal janë konstatuar një femër dhe 172 meshkuj. Me ndjekjen e këshillave të mjekëve, me kujdesin ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe me anë të aktivitetit fizik, në disa raste edhe me anë të terapisë së pranuar do të shmanget rreziku fatal i sëmundjeve kardiovaskulare.”- deklaroi drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.
FSSh apelon qytetarët që t’i respektojnë oraret e caktuara tek mjeku amë për t’i realizuar kontrollet preventive.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
