Ahmeti porosi VMRO-së dhe LSDM-së: ditë vendimtare, pranoni kompromisin
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dalë me një porosi drejtuar dy partive maqedonase...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dalë me një porosi drejtuar dy partive maqedonase, VMRO-së dhe LSDM-së.
“Këto ditë janë vendimtare për vendin. Përkrahni alternativat për dalje nga kriza, duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore, si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euroatlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike! Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.”- vlerëson Ahmeti, duke shtuar se BDI do t’i vazhdojë përpjekjet për të dalë nga kriza, duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.
Këto komente lideri i BDI-së i bëri gjatë takimit me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad.
