KORRIDORI 10

Riparimi i 13 urave përgjatë Korridorit 10

14.03.2014 09:38

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot do ta vizitojë lokacionin ku në vijim janë aktivitetet për realizimin e projektit për rehabilitimin e urave në aksin rrugor Veles - Shkup të Korridorit 10......

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot do ta vizitojë lokacionin ku në vijim janë aktivitetet për realizimin e projektit për rehabilitimin e urave në aksin rrugor Veles - Shkup të Korridorit 10.

Po zbatohen aktivitetet të parapara me fazën e tretë të projektit, që filloi në nëntor të vitit të kaluar. Pritet që deri në shtator të vitit të ardhshëm të përmirësohen 13 konstruksione të urave përgjatë trasesë së aksit Veles-Katllanovë të Korridorit 10, në vlerë prej rreth 8,6 milionë eurove.

Paraprakisht, me ralizimin e të drejtave dhe fazës së dytë, u rikonstruuan 51 konstruksione urash me gjatësi të përgjithshme prej 4.090 metrave, investimi i të cilave paraqiste 22.500.000 euro.