Maqedoni

Këshilli Gjyqësor: Karaxhovski kryetar, Shemsedin Jusufi zëvendës

26.04.2016 17:25

Zoran Karaxhovski është zgjedhur si kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor. Ai arriti të marrë 12 vota nga anëtarët e Këshillit...

Zëvendësi i tij u zgjodh Shemsedin Jusufi. Karaxhovski ka punuar më herët si këshilltar në Prokurorinë Publike të Manastirit, gjykatës në Gjykatën Themelore në Manastir, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Manastir dhe prej 2014-tës është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nga radhët e gjykatësve nga rajoni i Manastirit.

Mandati i kryetarit aktual të Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski, ka kaluar më 21 prill.

Kryetari i Këshillit zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit me shumicë votash nga anëtarët me të drejtë vote, me votim të fshehtë. Mandati i kryetarit zgjatë tre vjet, me të drejtë për rizgjedhje.