Botë

Gazeta më e madhe në Holandë karikaturë poshtëruese për Erdoganin

26.04.2016 19:29

Gazeta më e shitur në Holandë është hapur sot me një karikaturë në faqen e parë duke e paraqitur Presidentin e Turqisë si një majmun...

Vendimi erdhi, pasi policia turke arrestoi një gazetar holandez në Turqi fundjavën që lamë pas kinse kishte fyer presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
 
E përditshmja populiste “De Telegraaf” proteston për lirinë e fjalës, teksa paraqet Presidentin turk dhe në këmbët e tij, gazetarin dhe shkrimtarin Ubru Umar, me prejardhje turke dhe shtetësi holandeze.
 
Në karikaturë, Presidenti po qëndron mbi një gurë, duke tentuar të tregojë se Turqia është një vend ku dominon autoriteti i një njeriu të vetëm. Umar, një kolumnist i gazetës Metro, u arrestua për shkak se hodhi në status në Twitter në lidhje me Erdoganin.
 
 
Megjithëse u lirua, atij i është kërkuar të mos largohet nga Turqia për shkak se hetimet do të vijojnë ndaj tij. Me siguri priten reagime nga Turqia.
 
Kohë më parë, Ankaraja i kërkoi Gjermanisë hetime ndaj një aktori humori për shkak se vuri në lojë me një këngë presidentin Erdogan.