Maqedoni
Kumanovë: Protesta të qeta dhe me hudhje bojrash të ndryshme
26.04.2016 21:22
Për të gjashtën ditë radhazi, në Kumanovë u mbajtën protestat e të ashtuquajturit “Revolucion i larmë” i inicuar nga më tepër organizata joqeveritare...

Protesta edhe sonte filloi para godinës së Gjykatës themelore të Kumanovës për të vazhduar nëpër rrugët tjera të pesës qendrore të qytetit.
Protestuesit gjatë gjithë kohës bartnin pankarta të shumta kurse dëgjoheshin edhe parullat “ Nuk ju abolojmë”, “Nikolla ik”, “Dorëheqje” e të ngjashme, kurse gjatë gjithë marshimit nëpër asfaltin e rrugëve hidhnin edhe tullumbace të mbushura me bojra të ndryshme.
Sikurse edhe protestat e ditëve të kaluara edhe sonte protesta kaloi e qetë dhe pa ndonjë incidentë, kurse tërë kohën ishin të vëzhguara nga forcat policore.
Nexhat Aqifi
