Maqedoni

“Protestoj” në Shkup, protestuesit ngjyrosën ministrinë e drejtësisë

26.04.2016 21:43

Ka vazhduar Protesta e 13 me radhë e organizuar nga lëvizja civile Protestoj. Protesta u zhvillua pa ndonjë incident.

Si rëndom prpotestuesta filloi nga Prokuroria Publike Speciale ku qytetarët shprehën përkrahjen nda këtij institucioni, ndërsa më pas vazhduan para Ministrisë së Drejtësisë ku protestuesit revoltën e tyre e shprehën duke hedhur ngjyr drejt këtij institucioni, ndërsa u protestua edhe para Parlamentit dhe qeverisë.
 
Nga Lëvizja protestoj treguan pakënaqësit e tyre rreth rasteve të montuara dhe u shprehën kundër zgjedhjeve më 5 qershor.
 
“Këtu askush nuk lufton për qeverisje. Këtu luftojmë për vlera barazi drejtësi për liri për zgjedhje te lira fer dhe demokratike që askush të mos mund te vjedh votën tuaj”, tha Ivana, nga Levizja Protestoj.
 
Lëvizja Protestoj thekson se protestat do të vahdojnë derisa presidenti Ivanov të tërheq vendimin per abolimin e politikanëve nën hetim, vet dorheqjen nga posti ipresidentit, Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor, të, formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së dhe formimin e qevrisë kalimtare.
 
GAZMEND REXHEPI