Maqedoni
Osmani: Fund krizës, me pjesmarrjen e gjitha partive në zgjedhje
26.04.2016 21:54
Dalja nga kriza politike në të cilën ndodhet aktualisht vendi është zgjidhja konsensuale...

Dalja nga kriza politike në të cilën ndodhet aktualisht vendi është zgjidhja konsensuale, ku të gjitha palët do të merreshin vesh për zgjedhje në të cilat do të merrnin pjesë të gjitha partit politike.
Kështu ka deklaruar Zëdhënisi i BDI-së Bujar Osmani i pyetur nëse BDI do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.
Tani për tani po punohet me të gjitha palët që vendi të nxirret nga kjo krizë dhe nëse kjo përpjekje dështon BDI do të kosultojë bazën për hapat e saja të mëtutjeshme thekson Osmani.
“KSHZ mendon se ka kushte dhe ne mendojmë se ka kushte mirëpo vendimi i Ivanovit ka ndryshuar situatën në aspekt të dyshimit që ka krijuar komuniteti ndërkombëtar për kredibilitetin e zgjedhjeve. Ne jemi për respektimin e marrëveshjes së Shkupit për zgjedhje inkluzive ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Po bashkëpunojmë me të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje të tillë dhe nëse dështojmë atëherë do të shtrihemi në bazë dhe vendimin do e merr baza e BDI-së për rishqyrtimin e politikave tona”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Ai thot se ndërkombëtarët kërkojnë të krijojmë kushte preliminare ose bazike që ata të mund të kontribuojnë në qëllimet e tyre të sinqerta.
Në mungesë të kapacitetit bazik tonë për të bërë kompromise, roli i tyre është i pamundshëm në këtë situatë ,prandaj dështoi edhe takimi i Vjenës theksoi Osmani.
