Konferencë rajonale për drejtimet e BE-së për shoqëri civile në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

27.04.2016 09:46

Në organizim të Projektit rajonal Mbështetje teknike për organizatat civile (TAKSO), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë rajonale me temë "Monitorimi i drejtimeve të BE-së për mbështetje të shoqërisë civile në vendet e zgjerimit - viti i dytë"...

Në hapjen e konferencës do të mbajë fjalim Martin Klauke, drejtues për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini, drejtues i sektorit pranë Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, sektori për bashkëpunim rajonal dhe programim për Ballkanin Perëndimor dhe Ake Salin, drejtor i projektit TAKSO nga SIPU Interneshënël.

Qëllimi i konferencës, siç kumtoi organizatori është që të kontribuojë për orientimin e proceseve drejt ndryshimeve të dëshiruara në vendet konform drejtimeve të vërtetuara me "Orientimet për mbështetje të BE-së për shoqëri civile në vendet e zgjerimit, nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Këto orientime paraqesin dokument kyç për orientim, respektivisht racionalizim i monitorimit, njoftimit dhe programimit të BE-së për çështje të ndërlidhura me organizatat civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. (mia.mk)