Tribuna stundetore "Tregtia me njerëz - skllavërimi në shekullin 21"

27.04.2016 09:52

Në organizim të Projektit për zhvillim të policisë, të financuar nga BE-ja, sot do të mbahet tribuna studentore në temën "Tregtia me njerëz - skllavërimi në shekullin 21"...

Tribuna studentore do t'i bashkojë studentët nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodij" - Shkup dhe nga Fakulteti për Siguri pranë Universitetit "Klimenti i Ohrit"- Manastir, me qëllim që t'i hapë temat lidhur me shkaqet që sjellin deri në paraqitjen e këtyre aktiviteteve kriminale, pasojat dhe format më të shpeshta të eksploatimit të viktimave të tregtisë me njerëzit.

Theks i veçantë do t'i vendoset edhe prespektivës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, si dhe mekanizmave ligjore dhe institucionale për ballafaqimin e këtij fenomeni.

Tribuna organizohet në bashkëpunim me Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM) dhe Reparti për punë kufitare dhe emigracion pranë Zyrës për Siguri Publike. (mia.mk)