14 të lënduar në 15 aksidente të shkaktuara në Shkup

27.04.2016 10:28

Gjithsej 15 aksidente tafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit, në të cilët janë lënduar 14 persona, prej të cilëve një ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa në shtatë është konstatuar dëm material...

Sipas inspektorit kryesor, Sasho Damjanovski nga SPB - Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të realizuara ndaj pjesëmarrësve në trafik nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër më i madh i kundërvajtjeve.

Katër shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpjetësisë së lëvizjes, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë larguar nga qarkullimi, gjashtë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe katër shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular.

Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë bërë kundërvajtje sipas bazave të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 47 automjete. (mia.mk)