Gara brendapartiake presidenciale në ShBA, Trump dhe Clinton vazhdojnë me fitoret

27.04.2016 10:41

Miliarderi, Donald Trump, ka shënuar fitore në votimet paraprake të republikanëve në pesë shtete verilindore, përderisa demokratja, Hillary Clinton, ka siguruar fitoren në katër shtete, duke i lënë dy kandidatët e saj prapa në garën për të siguruar nominimin presidencial të partisë....

Rrjetet televizive amerikane parashikuan se Trump me lehtësi fitoi në zgjedhjet paraprake në pesë shtete gjatë votimeve të mbajtura dje në: Konetikat, Merilend, Delauer dhe Rod Ajlënd.

Parashikimet, pas mbylljes së kutive të votimit, treguan se Clinton gjithashtu shënoi fitore në Merilend, Delauer, Pensilvani dhe Konetikut. Por, Bernie Sanders ia pamundësoi asaj fitoren në të gjitha pesë shtetet, duke shënuar fitore në Rod Ajlënd.

Zgjedhjet për president në ShBA do të mbahen më 8 nëntor.