Sejdi Thaçi i zhdukur në luftën e Kosovës, pas 17 vitesh kthehet në shtëpi

27.04.2016 12:12

Sejdi Thaçi, i lindur më 1936, i zhdukur në janar të vitit 1999 është kthyer nga Serbia në fshatin e tij, një javë më pare njoftojnë mediat në Prishtinë....

Familjarët kanë dëshmuar që gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë. Nipi i Sejdiut, thotë se xhaxhait i kujtohet vetëm arrestimi, edhe një tjetër i zhdukur që ka vdekur para gjashtë muajsh.

Hysen Thaçi, djali i vëllaut të Sejdiut, për Klan Kosovën, ka thënë se megjithë shumë kërkesa ata deri në kthimin e tij nuk kanë pasur asnjë informacion për Sejdiun, gjendja e të cilit tash nuk është e mirë. “Sejdiu është zhdukur më 6 janar 1999. Ai është marrë nga forcat serbe pas rastit Panda. Kemi kërkuar nga organizata të ndryshme për të, por nuk na është dhënë asnjë informacion. Për fat të mirë ai është kthyer i gjallë” ka thënë HYsen Thaçi.

“Gjendja e tij nuk është aq e mirë, as ajo psikike, por as ajo fizike. Ai nuk ka njohuri për vendet ku ka qëndruar si i arrestuar. I kujtohet vetëm arrestimi. Ai nuk mundet të na tregojë, por e dimë që në Kosovë ka hyrë nga pjesa veriore. Sejdiu e përmend edhe një person, edhe ai i arrestuar, i cili ka thënë se ka vdekur para pesë apo gjashtë muajsh”. “Nuk kemi dashur që t’i lëndojmë familjarët e të pagjeturve, që ata të mbajnë shpresa që mund të ketë edhe të tjerë si Sejdiu” ka thënë nipi i Sejdiut.