Komisioni i politikës së jashtme në Shqipëri diskutoi mbi situatën në Maqedoni

27.04.2016 12:20

Zhvillimet politike në Maqedoni po ndiqen me vëmendje edhe në Shqipëri...

Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvendin shqiptar ka thirrur dje në një raportim urgjent përfaqësues të Ministrisë së Jashtme lidhur me situatën politike në Maqedoni dhe rolin e faktorit shqiptarë.

Zv.ministres Odeta Barbullushi, me këtë rast ka vlerësuar se ajo që ka sjellur përshkallëzimin e destabilitet politik, ndër të tjera është edhe e amistia e Presidentit të Maqedonisë.

Ndërsa më pas, mbledhja ka vijuar për rreth 1 orë me dyer të mbyllura, ku siç bëhet e ditur diskutimet janë fokusuar tek roli i faktorit shqiptarë në Maqedoni,  përkatësisht qëndrimet e BDI-së dhe PDSH-së dhe partive të reja shqiptare.