Asambleja Parlamentare e KE-së, delegacion për klimën parazgjedhore në RM

27.04.2016 12:27

Delegacioni do të realizojë takime me kryetarin e Kuvendit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme...

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga Stefan Shenah, po qëndron në Maqedoni, në mision për të vlerësuar fushatën parazgjedhore dhe klimën politike për mbajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit.

Delegacioni do të realizojë takime me kryetarin e Kuvendit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Po ashtu, janë paraparë edhe takime me përfaqësues të partive politike, takim me kryetarin dhe anëtarët e KShZ-së, prokurorin publik, si dhe me korrin diplomatik dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave.