Maqedoni
PDSh: standardet, më të rëndësishme se data
27.04.2016 15:02
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, Azem Sadiku dhe Imer Aliu u takuan me delegacionin e Asamblesë Parlamentare...

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, Azem Sadiku dhe Imer Aliu u takuan me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike. Përfaqësuesit e PDSh-së vlerësuan se:
“Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike dhe para një sfide shumë të madhe. Prioriteti i PDSh-së ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe të besueshme, dhe jo data e mbajtjes së tyre, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme, siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve. Ngecja e proceseve integruese dhe mosrealizimi i të drejtave të shqiptarëve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i PDSh.” - u tha në takim.
Përfaqësuesit e PDSh-së i siguruan bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euroatlantike.
