Maqedoni

LSDM: nuk ka kushte për zgjedhje të rregullta

27.04.2016 15:12

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, u takua me delegacionin e Ad-hok komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës...

Në takim, Zaev ka porositur që “për të mirën e Maqedonisë është e patjetërsueshme të plotësohen parakushtet për zgjedhje të drejta në të cilat do të marrin pjesë të gjitha partitë politike në vend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. 
 
“Tre kushtet kryesore për zgjedhje të rregullta nuk janë plotësuar, është e qartë edhe për publikun e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar. Lista zgjedhore nuk është pastruar, reformat në media nuk janë zbatuar dhe partia nuk është ndarë nga shteti. Kulminacioni i shkeljes së Marrëveshjes së Përzhinës nga ana e pushtetit u bë me vendimin e presidentit Ivanov, që për shkak të pakënaqësisë së këtij vendimi qytetarët dolën në rrugë për të protestuar. Zgjidhje për situatën është tërheqja e vendimit të paligjshëm të Ivanovit dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe të rregullta në të cilat do të zgjidhet qeveri kredibile.”- tha Zaev.
 
GAZMEND REXHEPI