Francezja Elsa Lavergne do t'i prezentojë përvojat e institucioneve gjyqësore të Maqedonisë
Elsa Lavergne sot në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë do t'i prezentojnë përvojat e fituara në kuadër të stazhit trejavor në institucionet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë.....

Kandidatja nga trajnimi fillestar e Akademisë shtetërore për jurisprudencë ENM nga Franca, Elsa Lavergne sot në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë do t'i prezentojnë përvojat e fituara në kuadër të stazhit trejavor në institucionet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë.
Stazhi në institucione të jashtme gjyqësore është praktikë e Akademisë shtetërore për jurisprudencë të Republikës së Francës, ndërsa qëllimi është kandidati të njoftohet me sistemet juridike në vendet e tjera.
Siç njoftojnë nga Akademia, gjatë qëndrimit trejavor në Maqedoni, Elsa Lavergne ka realizuar takime pune me gjykatësit dhe prokurorët publikë të Republikës së Maqedonisë, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Byrosë për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDN), Avokatit të popullit, Odës së avokatëve dhe Odës së përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë.
Në prezentim është paralajmëruar prania e drejtoreshës së Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë të RM-së, Aneta Arnaudovska, ambasadorja franceze Lorans Oer dhe e përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë.
