Maqedoni

Rasti “Transportuesi”, Gjykata liron të dyshuarit e PSP-së

27.04.2016 15:20

Këshilli Penal e ndërpreu masën e paraburgimit për dy të dyshuar në rastin “Transportuesi”...

Me këtë vendim tashmë asnjë i dyshuar nga kjo lëndë nuk gjendet në paraburgim.

Në vend të paraburgimit, atyre u është caktuar  masa  e sigurimit të prezencës, gjegjësisht konfiskimit të pasaportave, obligimit për t’u paraqitur në Gjykatën në Manastir dhe ndalesën për t’a lëshuar vendbanimin.

Në rastin “Transportuesi” janë të dyshuar 22 persona, për 11 prej tyre Prokuroria Speciale Publike ka propozuar masë paraburgimi.

Ata akuzohen për keqpërdorim të mjeteve financiare për transportin e nxënësve, vepër kjo në të cilën janë të përfshirë kryetari i komunës së Manastirit me dijeninë e ministrit të financave, drejtorë shkollash e pronarë të firmave transportuese.

PSP akuzon se me këtë vepër është dëmtuar buxheti komunal për 360.000 euro.