Manchester City - Real, ndahen baraz
Manchester City me Real Madridin u ndanë baras (0:0), në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll...

Në stadiumin në "Etihad" ka qenë atmosferë e zjarrtë dhe shikuesit panë një lojë të mirë, por mjerisht munguan golat. Sulmuesit nuk u dëshmuan të shkathët dhe kësisoj rrjetat mbeten të paprekura.
Të dyjat ekipet treguan lojë të mirë sidomos madrilenët ishin tejet të rrezikshëm në 20 minutat e fundit të ballafaqimit dhe patën disa mundësi të mira shënimi. Real Madridi ka qenë i hendikepuar pa sulmuesin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon, i cili nuk u paraqit fare në këtë sfidë për shkak të lëndimit. Megjithatë, Reali edhe pa Ronaldon ka qenë mjaft i rrezikshëm, por portieri Joe Hart ishte fenomenal në portën e Manchester Cityt. Në minutën e 53-të, Sergio Ramos u përpoq me kokë që të befasoi, por portieri Hart reagoi për mrekulli.
Në minutën e 71-të, vendasit ishin shumë më fat. Një veprim i bukur i skuadrës madrilene gati sa përfundoi edhe me gol, kur futbollisti Jese nga rreth 9-10 metra me kokë gjuajti aq bukur, por topi për fat të portierit Hart u ndalë nga tërthorësja. Pas tre minutrave, Real Madridi pati edhe një mundësi të mirë, por prapë vendasit ishin më fat.
Gareth Bale nga një largësi dërgoi gjuajtje sa të fortë aq edhe të papërshtatshme, por shkoi jashtë shtyllës pingule. Nga ana tjetër edhe Manchester City konttolloi lojën dhe gjithnjë kërkoi hapësirë për ta ndëshkuar rivalin. Mbrojtja e Realit ishin në element të lart, duke mos lejuar edhe hapësirë për sulmuesit e skuadrës "milionere".
Real Madridi për dallim nga periudha e parë në pjesën e dyti pati më shumë posedimin e topit dhe herë pas here u tregua tejet i rrezikshëm për portën e vendasve. Në minutën e 78-të. Bale niset me shpejtësi, por ndalet nga mbrojtja vendase e cila evitoi rrezikun e madh. Në minutën e 79-të, Hart u tregua trim i vërtet i cili shpëtoi një gol të sigurt. Casemiro nga afërsia gati shënoi, por Hart reagoi edhe më bukur dhe rrjetat mbeten të paprekura.
Edhe në minutën e 82-të madrilenët kanë qenë në pozitë të mirë, por sërish Hart ka dëshmuar klasin e lart të tij dhe ndali gjuajtjen e Pepes. Në minutat e fundit Reali shtroi presionin në drejtim të portës Cityt, por pa sukses, pasi që fajtoi kryesor që nuk shënuan pa dyshim ka qenë portieri Hart i cili ka pasur mbrëmjen e tij. Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, gjithsesi se nxori rezultat të favorshëm dhe më i qetë e pret sfidën e kthimit, por në anën tjetër edhe Manchester City nuk u nda keq, për shkak se nuk pësoi gol si vendas dhe do të udhëtojë në Santiago Bernabeu për të befasuar dhe bërë historinë si klub, për t'u kualifikuar në finalen e madhe.
