Atletico para një sfide të madhe, kundër Bayern-it
27.04.2016 15:57
Bayerni nga Munihu synon të arrijë rezultat të favorshëm në stadiumin “Vicente Calderon” në Madrid, kundër Atletico-s, dhe të krijojë një epërsi më të volitshme për ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Allianz Arena’...

Atletico ka përparësinë e fushës dhe shpreson se do të dalin fitues, që do të ishte një epërsi e mirë për sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Champions League në futboll.
Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, do të orvatet që me mbrojte të fortë e me kundërsulme ta ndëshkojnë Bayern-in. Pep Guardiola , trajner i Bayern-it ka njohuri të mirë për ekipin nga Madridi, por ka formulën e rezultate pozitiv. Ndeshja do të luhet nesër në orën 20.45.
