NBA, Toronto e Atlanta pranë gjysmëfinaleve

27.04.2016 15:59

Sfida më e rivalizuar e mbrëmjes së play-offit të Nba u zhvillua në Air Canada Center aty ku Toronto Raptors kaloi me rezultatin e ngushtë 102-99, Indiana Pacers....

Edhe pse formacioni i drejtuar nga trajneri Frank Vogel zhvilloi një periodë të parë fantastike teksa kryesonin me 15 pikë avantazh në përfundim të saj,  ishin kanadezët ata që triumfuan në fund me Toronton që realizoi një përmbysje të madhe për të cuar në 3-2 serinë e cerekfinaleve ndaj Indianës.

Të besuarit e trajnerit Dwayne Casey do të kenë një match point për të avancuar më tej në sfidën e 6-t që do të zhvillohet në Indianapolis. Raptors arritën të kthenin rezultatin në favor të tyre për meritë edhe të DeMar DeRozan që shënoi në total 34 pikë.

Një fitore të lehtë arriti ndërkohë Atlanta Hawks që në Georgia mposhti pa vështirësi rekordmenët e Nba, Boston Celtics. 110-83 ishte rezultati i kësaj sfide në favor të ekipit vendas me Atalantën që tashmë kryeson 3-2 serinë ndaj Bostonit.

Në duelin e Philips Arena dominoi grinta e grupit të drejtuar nga trajnerit Mike Budenholzer me plot 5 basketbollistë të Hawks që arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Mike Scott ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 17 pikë i ndjekur nga Jeff Teague me 16.