Botë
Kriza politike në Maqedoni, situata diskutohet edhe në Kuvendin shqiptar
27.04.2016 16:00
Situata në Maqedoni ishte në qendër të punimit të Komisionit të jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ka ftuar për raportim zëvendësministren e Jashtme, Odeta Barbullushi...

Numri dy i Ministrisë së Jashtme u shpreh se ajo që e ka thelluar më shumë krizën politike lidhet me vendimin e presidentit Ivanov për faljen e politikanëve në përgjim.
Zëvendësministrja Barbullushi u ndal dhe tek marrëveshja e Perzhinës, e cila, siç tha ajo, nuk është zbatuar plotësisht.
Kryetarja e Komisionit, znj. Dade, tha se zhvillimet në Maqedoni janë ndjekur me vëmendje të veçantë dhe nga Komisioni për Politikën e Jashtme. znj.
Dade u shpreh se Maqedonia luan një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendeve të rajonit.
LULJETA NDOKA
