Maqedoni
Shoqata “Hapni dritaret”, projekt për punë për personat me aftësi të kufizuara
27.04.2016 16:08
Personat me aftësi të kufizuara mund të kenë një jetë aktive dhe të pavarur, ata mund të punojnë, u tha sot nga Shoqata “Hapni dritaret”...

Personat me aftësi të kufizuara mund të kenë një jetë aktive dhe të pavarur, ata mund të punojnë, u tha sot nga Shoqata “Hapni dritaret” në promovimin e projektit për punësim për personat me aftësi të kufizuara, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij projekti është që kjo kategori e personave të inkuadrohen në tregun e punës.
“Ju bëjmë thirrje personave me aftësi të kufizuara të paraqiten për trajnim. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të “Hapni dritaret” dhe Konekt. Përparësi kanë personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme, ata të cilët njohin gjuhën angleze dhe gjithashtu të kenë njohuri në kompjuter.”- deklaroi Vlladimir Llazovski nga “Hapni dritaret”.
Ndërsa nëpërmjet këtij trajnimi, i cili do të zgjatë 14 muaj, do të përzgjidhen 41 persona me aftësi të kufizuara, të cilët do të kenë edhe një trajnim adekuat për vende të caktuara të punës.
REJHANE BUSHI-METAJ
