Maqedoni
VMRO: Zgjedhjet, test për kapacitetet demokratike
27.04.2016 17:36
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka vijuar takimet me partitë politike për të vlerësuar gatishmërinë e vendit për zgjedhje më 5 qershor...

Për VMRO-në, zgjedhjet e 5 qershorit janë të patjetërsueshme për t’i dhënë fund krizës politike, e kjo do të bëhet përmes një procesi demokratik, ku fjalën e fundit e kanë qytetarët, tha lideri i saj, Nikolla Gruevski.
“Prioritet i VMRO-DPMNE-së është që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike. Institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit kanë mbështetjen tonë. Zgjedhjet janë test për kapacitetin demokratik të partive dhe gatishmërinë e tyre për t’u përballur me vullnetin e qytetarëve. Krizës i duhet dhënë fund që vendi të kthehet në rrugën e reformave.”- ka deklaruar Gruevski në takim.
GAZMEND REXHEPI
