Futboll
Vardari dënohet 2 ndeshje, Shkupi 6 ndeshje pa publik!
27.04.2016 17:55
Kanë ardhur dënimet për Vardarin dhe Shkupin. Komisioni disiplinor i FFM-së ka dënuar liderin e ligës me dy ndeshje dhe 100 km jashtë Shkupit...

Do të ketë edhe dënim me të holla prej 1500 euro. Ky dënim vjen pas incidentit në derbin kundër Shkëndijës para 10 ditësh.
Në anën tjetër, Shkupi dënohet me 3 ndeshje pa publik, njëherësh i aktivizohet dënimi me kusht dhe tani ata plotë 6 ndeshje do të luajnë jashtë Çairit, pa publik. Gjithashtu dënohet edhe me 1500 euro.
