VIHUELA FEST
Vihuela Fest’ bashkon fëmijët e trevave shqiptare
14.03.2014 10:03
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 22 këngë, që janë përzgjedhur nga një konkurrencë prej 40 këngëve aplikuese.......

Shkolla për kitarë "Vihuela" do të organizojë festivalin e parë mbarëkombëtar të muzikës për fëmijë, në të cilin do të prezantohen këngëtarë dhe kompozitorë nga trevat shqiptare.
Festivali do të mbahet më 3 prill të këtij viti dhe do të marrin pjesë 22 këngëtarë të përzgjedhur nga një juri mjaft profesionale. Interesimi për të qenë pjesë e këtij festivali ka qenë mjaft e madhe.
Kjo është bërë e ditur nga organizatorët e këtij festivali përmes një konference të mbajtur për medie të martën.
