Shkup, vetëvritet pronari i “Netpres”
Një person ka kryer vetëvrasje në Lagjen Kapishtec të Shkupit...

Bëhet fjalë për pronarin e ueb portalit “Netpres”, Kosta Krpaç, i cili ishte në listën e personave të aboluar nga presidenti Ivanov.
Paraprakisht, ai ka gjuajtur me pistoletë nga ballkoni i banesës së tij drejt parkingut, duke i shkaktuar dëm material një furgoni të parkuar.
Policia ka hyrë në banesën prej nga janë shkrepur plumbat, ku ka vërejtur trupin e tij të pajetë, por nuk dihen ende arsyet se përse ka gjuajtur ndaj furgonit dhe nëse kjo ka qenë ndonjë lloj paralajmërimi për të tërhequr vërejtjen për aktin e vetëvrasjes që do të pasonte pas pak minutash.
Policia po kryen hetime, ndërkohë që informata më të hollësishme për rastin në fjalë paralajmërojnë në orët e vona, apo gjatë ditës së nesërme.
